Perëndia i madhërishëm Pan

The Great God Pan

About

Doktor Rejmondi kryen një eksperiment në trurin e një vajze me qëllimin për të hapur syrin e saj të brendshëm, çka në pamje të parë duket si një dështim, pavarësisht se nuk e kupton që ka shburgosur forca të fuqishme të territ. Vite më pas, nëpër rrugët e Londrës endet një krijesë djallëzore: është një grua me një bukuri të pashoqe, e cila vishet me një vello misteri dhe çudie. Ai që e ndesh, vdes në rrethana të paqarta dhe në fytyrë ka të vulosur një mimikë tmerri. Si mundet të mbjellë vdekjen kjo krijesë kaq e bukur dhe nga i buron ky fatalitet?

Ky libër është një prej kryeveprave të letërsisë klasike britanike, shkruar nga mjeshtri i terrorit dhe i fantazisë Arthur Machen, i cili ka frymëzuar më pas shkrimtarë si Bram Stoker, H. P. Lovecraft dhe Stephen King.

Praise for this book

“Një prej veprave më të mira të horrorit që është shkruar ndonjëherë”.