Books

Perëndia i madhërishëm Pan

The Great God Pan

Doktor Rejmondi kryen një eksperiment në trurin e një vajze me qëllimin për të hapur syrin e saj të brendshëm, çka në pamje të parë duket si një dështim, pavarësisht se nuk e kupton që ka shburgosur forca të fuqishme të territ. Vite më pas, nëpër rrugët e Londrës endet një krijesë djallëzore: është një grua me një bukuri të pashoqe, e cila...

Read more

Rrezatimi

The Shining

I botuar për herë të parë në vitin 1977, “Rrezatimi” (The Shining) u bë shumë shpejt një nga gurët themeltarë të karrierës letrare të Stephen Kingut.

Romani ndjek historinë e Xhek Torrensit, një shkrimtari të alkolizuar, në shërim e sipër, i cili pranon të bëhet kujdestari i një hoteli të izoluar në malet e Kolorados, gjatë stinës së gjatë dhe të...

Read more

Gjiganti i fjetur

The Buried Giant

Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kërkim të djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngatërron dhe fshin kujtimet.

Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, përballen me...

Read more

E veçanta e Dhjetorit

The Thing About December

Romani e veçanta e dhjetorit rrëfen një vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, një djalosh i vetmuar, pa përvojë, pa miqësi apo ambicie, që jeton në po atë zonë rurale të Irlandës ku ndodhin ngjarjet e romanit Zemra vërtitëse, shkruar nga i njëjti autor.

Megjithëse i botuar pas këtij të fundit, ngjarjet e paraqitura në romanin E veçanta e dhjetorit...

Read more

Shtegu i parfumeve

Il Sentiero dei Profumi

Elena nuk beson më tek askush. Ka humbur sigurinë dhe nuk beson më te dashuria.

Vetëm kur krijon parfumet e saj, arrin të largojë të gjitha pasiguritë. Vetëm kur pushtohet nga esencat e luleve, të drurëve dhe erëzinave, di si t’i mposhtë frikërat e veta. Parfumet janë shtegu i saj drejt zemrave të njerëzve. Ato flasin për mendimet më të thella,...

Read more

Vajza e mjaltit

La custode del miele e delle api

Anxhelika nuk ia ka dalë kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dikë, gjithmonë e gatshme t’ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj.

E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që...

Read more

Dhoma

Room

Historia rrëfehet nga këndvështrimi i Xhekut, një fëmije i cili nuk e ka ndier kurrë ngrohtësinë e rrezeve të diellit, nuk ka thithur kurrë ajër të pastër dhe sigurisht, nuk ka takuar askënd tjetër veç vetes, nënës së tij dhe Plakut Nik, njeriu që ka rrëmbyer dhe përdhunon vazhdimisht Manë prej shtatë vitesh. Me vendosmërinë, zgjuarsinë dhe...

Read more